Këshilltarët serb kanë lëshuar seancën konstituive në Bujanoc
Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit eshte mbajtur sot ne sallen e shtepise se kultures.
Paraprakisht, në emër të Partisë për Veprim Demokratik, këshilltari, Ermal Rexhepi, ka propozuar Enver Ramadanin për kryetar të ri të KK të Bujanocit, propozim ky i dorëzuar me mbështetjen e 25 nënshkrimeve të këshilltarëve shqiptarë, nënshkrues të Marrëveshjes së koalicionit.
Propozimi i Ramadanit ka nxitur reagimin e këshilltarit të SNS-së Nenad Mitroviq i cili koalicionin gjithshqiptarë e ka vlerësuar si ide jo të qëlluar për komunën e Bujanocit.
“Kjo gjë na kthen 18 vite mbrapa, vite këto që i kemi shpenzuar duke ngritur mirëbesimin midis shqiptarëve dhe serbëve në komunë,” është shprehur Mitroviq.
Ai ka ripërsëritur se ishin në prag të nëshkrimit të marrëveshjes me dy subjekte shqiptare, dhe se për këtë kishin marrëveshje gojore, por siç ka thënë, ndodhi diçka brenda natës dhe shqiptarët u tërhoqën.
Në shenjë mospërkrahje të koalicionit gjithshqiptarë, Mitroviq ftoi të gjithë këshilltarët serbë ta lëshojnë seancën, gjë e cila edhe ndodhi.