Lajme

Korona futet në Banjën e Bujanocit, dy të punësuar infektohen

Gjatë mbledhjes së Shtabit të krizave të Komunës së Bujanocit, të mbajtur sot, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit, Lela Jovanovic, mes tjerash ka deklaruar që dy teknik medicinal, punonjës në Banjën e Bujanocit, kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

“Dy teknik medicinal, punëtorë të Banjës së Bujanocit, janë testuar dhe kanë dal të infektuar në koronavirus” – tha Jovanovic.

Sipas saj, objekti i Banjës së Bujanocit, është dezinfektuar disa herë dhe janë marrë masat mbrojtëse.

Kujtojmë që në territorin e Komunës së Bujanocit, aktualisht ka 31 të infekruar me COVID-19, derisa për tetë pacientë të tjerë po priten rezultatet nga mostrat e marra.

Related Articles

Back to top button