Lajme
Koronavirusi në Preshevë, nga 9 rastet e dyshuar 2 persona dalin pozitiv
Shtepia e Shendetit ne Presheve ka bere te ditur se tani me kane arritur rezultatet e PCR testeve dhe ne Komunen tone kane dalur 2 persona pozitiv me Covid-19.
“Mostrat e PCR testeve të bëra në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, sot rezultatet nga Enti për shëndet publik kanë dalë pozitiv. Priten rezultatet edhe te 7 mostrave” ka shkruar Driton Salihu drejtor prane shtepise se shendetit.
Sipas informacioneve te dhena njëri prej te infektuarve gjendet tashmë i shtrirë për shërim në spitalin e Vranjës.
Nga shtepia e shendetit porositen qytetaret qe ta ruajne veten duke mbajtur distancen dhe vendosur masken.