Lajme

Mot me diell me erë të përforcuar, prej nesër rënie e temperaturës për pesë gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore të perëndimit do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shi dhe bubullima të rralla. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore gjatë ditës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 21 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 27 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Preshevë mot i ngjashëm me erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 18 gradë Celsius ndërsa e ditës do të arrijë 30 gradë Celsius.

Periudha e motit stabil vazhdon edhe nesër. Era e përforcuar që do të fryejë në mbarë vendin që do të kushtëzojë rënie të temperaturës për rreth 5 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button