Lajme

Në rivotim lista shqiptare fiton tre mandate në parlamentin serb

Në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në komunën e Bujanocit, të mbajtura të mërkurën, Progresistët fituan në komunitetet serbe, ndërkaq në mjediset shqiptare „Lugina e Bashkuar“ fitoi vota të mjaftueshme për të siguruar tre vende në Kuvendin republikan, sipas të dhënave jozyrtare nga të dy këto kampe politike.

“Tani më janë siguruar tri mandate parlamentare nga Lista e përbashkët zgjedhore e partive politike shqiptare , që është rezultat i bashkëpunimit me Tiranën, dhe me mbështetjen e Prishtinës” njoftoi të enjten Shaip Kamberi, i pari në listën „Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar“.

Vetëm 20 përqind e qytetarëve kishin dalë për të votuar në nëntë vendvotime në komunën e Bujanocit, ndërsa sipas të dhënave të këshillit vendor të Partisë Përparimtare Serbe (PPS), kjo parti kishte fituar 80 deri 90 përqind të votave të komunitetit serb.

“Në nëntë njësi zgjedhore votuan gjithësejtë 1.520 qytetarë, nga 8.000 të regjistruar në regjistrin unik zgjedhor për këto njësi zgjedhore. Siç pritej, lista elektorale „Aleksandar Vučić – për fëmijët tanë“ fitoi bindshëm në komunitetin serbe” tha për portalin tonë Nenad Mitroviq, kreu i Përparimtarëve në Bujanoc.

Related Articles

Back to top button