Lajme
Partitë politike shqiptare arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc
Pas disa javë diskutimeve është arritur marrëveshja brenda 4 subjekteve shqiptare për të formuar shumicën në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit.
Në bazë të kësaj marrëveshje kryetari i komunës së Bujanocit do të jetë Nagip Arifi nga Partia Demokratike, kryetari i kuvendit nga radhët e PVD-së dhe zëvendës/kryetari i komunës nga Lëvizja e Progresit Demokratik.
Vlen të theksohet se për arritjen e kësaj marrëveshje është angazhuar drejtë për drejtë Tirana zyrtare.