Protestojnë për ndërtimin e xhamisë nuk protestojnë për ikjen e të rinjëve nga Kosova
Shkruan Donika Gashi
Në çdo 10 metra, prej Bregut të Diellit e nëpër Ulpianë e deri në Dardani e Emshir, e kemi nga një laborator dhe ordinancë private.
Ma shumë se gjysma e objekteve përgjatë rrugës Prishtinë – Ferizaj janë spitale private.
Këto shumica, janë ndërtu, mirëmbahen dhe zhvillojnë veprimtarinë e tyne prej parave tona, të qytetarëve në nevojë për shërbime mjekësore.
Qe njëzet vjet, 20, të rinjt na ikin nga Kosova sepse nuk kanë perspektivë, nuk kanë vende pune, por edhe kur i kanë, nuk mbijetojnë dot me pagat që u jepen. Sa ka Kosova Universitete, nuk ka asnjë shtet tjetër në rajon, as në Evropë, t’u i marrë parasysh karakteristikat demografike.
Ama hajrin nuk ua pamë intelektualisht, pos që na prodhuan statistika të rrejshme të ngritjes ekonomike dhe mbulim papunësie, na prodhuan hajna të OJQ-ve dhe sahanlëpirës të pushteteve.
Kurrë kurkush nuk protestoi. Kurrë kurkush nuk u brengos sa duhet për këto dështime.
Ama veç kur vjen puna te ndërtimi i xhamisë së re për besimtarët, e në pritje të saj qe sa e sa vjet, dalin do mijucë qesharak në rrjete sociale, portale e TV, e kërkojnë edhe ma shumë spitale, ma shumë shkolla të zbrazëta, si kujtime të plagosuna fëmijërie, për ata që do të ikin në të ardhmen.
Debilla.