Lajme

Qytetarët nga Presheva e Bujanoci me simptoma të lehta të virusit do të trajtohen në Banjën e Bujanocit

Personat e infektuar me koronavirusin e ri, me simptoma të lehta nga Komuna e Presheves dhe e Bujanocit do të trajtohen në spitalin covid ne Banjën e Bujanocit, kurse rastet që janë pozitivë dhe kanë probleme më të rënda shëndetësore do te trajtohen ne spitalet e Vranjës ose Nishit, ka thënë drejtori i Shtepise se Shendetit ne Preshevë, Driton Salihu.

“Për Preshevarët dhe ata të Bujanocit sot e kemi hapur Banjën e Bujanocit si Covid Spital për pacient që kanë simptoma më të lehta me Covid-19

Të gjithë ata pacientë që janë me simptoma më të lehta e që janë të konfirmuar pozitiv do të dërgohen këtu nën mbikqyrjen e mjekëve 24 orë!”

Në Preshevë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus.

Related Articles

Back to top button