Lajme
Sot 5 persona ndërruan jetë nga korona në Serbi dhe u regjistruan 302 të infektuar

Në 24 orët e fundit, përqindja e pozitave në lidhje me numrin e personave të testuar për koronavirus është 3.98 përqind.
Që nga raporti i fundit, janë testuar 5,030 persona, nga të cilët 302 janë pozitivë, thuhet ne njoftimin në uebfaqen Covid19.rs.
Deri në ora 15:00 pasdite, në Republikën e Serbisë u testuan gjithsej 439.445 persona.
Aktualisht ne respirator janë 81 pacientë.
Në 24 orët e fundit, 5 persona nderruan jete nga korona ndersa numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 311.