Lajme

Tërnocasi kapet me 930 pako cigare në Horgosh

Në vendkalimin Horgosh në dalje nga Serbia, është parandaluar një përpjekje për të kontrabanduar 930 pako cigare të fshehura në një “bunker” të modifikuar posaçërisht të një autobusi me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte në një linjë të rregullt për në Gjermani, njoftoi sot Administrata Doganore, njofton Tanjug.

Administrata doganore njoftoi se shoferi 33-vjeçar nga Ternoci i madh u ndalua, gjithashtu eshte konfiskuar edhe autobusi per shkak te ndryshimeve qe jane bere.

Siç thuhet ne njoftim pas kontrollit të çantave të të gjithë 39 pasagjerëve në vendkalimin Horgosh ditën e djeshme, doganierët inspektuan autobusin dhe dyshuan se kishte një zgjatje të pazakontë në bagazhin e pasagjerëve.

Pjesa e shtratit të shoferit ishte çmontuar fizikisht, ku ishte bere nje vrime e cila ishte kthyer në një “bunker kontrabandë”, nga i cili doganierët nxorën 930 pako me cigare “Kent”, “Davidof” dhe “Marlboro” me pulla akcize të Republikës së Serbisë. .

Related Articles

Back to top button