U hap javën e kaluar, por nesër Maqedonia vendos nëse do ta mbyll sërish kufirin me Serbinë dhe Kosovën

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtojë vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën.
Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende, raportojnë mediat shqiptare.
“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, përcjell albinfo.ch.
Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftojë për vendimet e Komisionit.