Lajme
Vuçiq i fton shqiptarët për konsultime rreth formimit të Qeverisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar letër bartësit të Listës së koalicionit “Alternativa Demokratike-Lugina e Bashkuar” Shaip Kamberit për konsultime rreth mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re të Serbisë e dalur nga zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.
Konsultimi me subjektet politike që kanë fituar mandate në parlamentin republikan është kategori kushtetuese andaj presidentët e Serbisë pas çdo zgjedhje ftojnë për konsultime përfaqsuesit e Listave fituese.
Fillimisht një takim me drejtuesin e SDA të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, është caktuar për të martën në 9 të mëngjesit, dhe menjëherë pas kësaj, në orën 10 të mëngjesit, presidenti do të takohet me përfaqësuesit e Alternativës Demokratike Shqiptare.