Lajme

Vuçiq sonte tregon a do kthehet ora policore në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rekomandimin e Shtabit të Krizave sonte do të njoftojë masat e ashpra më të fundit për Beogradin për shkak rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, raporton B92.net.

Siç mësohet, Vuçiq duhet t’i shpallë masat e reja sonte, gjatë paraqitjes së tij në Radio televizionin e Serbisë – RTS, masa këto që do të mirren për shkak të situatës jo të mirë epidemiologjike në kryeqytet.

Sipas të dhënave të fundit rastet e reja që po shtohen në Serbi 80 përqind e numrit të t ë infektuarve vijnë nga Beogradi.

Sonte, pas mbledhjes së Shtabit të Krizave, Presidenti i Serbisë do të njoftojë për vendimin përfundimtar të profesionistëve për masa e reja rigoroze për përmirësimin e gjendjes në Beograd.

Sipas informacioneve të siguruara nga B92 mendohet se do të rivendoset ora policore në mbrëmje ose mbyllja e plotë e Beogradit që do të thotë ndalim i hyrjes dhe daljes nga qyteti.

Related Articles

Back to top button