Lajme
Agim Sabedini zgjidhet kryetar i kuvendit komunal
Keshilltari nga rradhet e PDSH-së Agim Sabedini në shumicen e re është zgjedhur kryetar i kuvendit komunal të Preshevës.
Shumica e re e kuvendit të Preshevës ka vendosur në seancën e jashtëzakonshme për votimin e kryetarit te kuvendit komunal dhe pas votimit, Agim Sabedini mori 20 vota ‘pro’, duke u zgjedhur si kryetar i kuvendit komunal të Preshevës.
Seanca e jashtezakonshme do te vazhdoje me shkarkimin e z.Shqiprim Arifi nga posti i kryetarit te komunes se Presheves, kete post sipas marreveshjes do ta marre LRPDSH duke emeruar Sami Salihun si kryetar te ri te Presheves.