Lajme

Dështon shkarkimi i kryetarit të Preshevës, Shqipërim Arifi mbetet kryetar edhe për gjashtë muaj

Ka dështuar shkarkimi i kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, shkruan Reporteri.net.

Me 19 vota Kuvendi nuk mundi ta shkarkojë atë. Ai edhe për gjashtë muaj do të mbetet kryetar i kësaj komune.

Seanca e sotme ishte thirrur pasi partitë në Preshevë kanë arritur marrëveshje për qeverisjen në këtë komunë. Sami Salihu pritej që të zinte vendin e Arifit.

Sipas marrëveshjes që është arritur marrëveshja që koalicioni i përbërë nga PVD-PDSH dhe LRPDSH , Salihu do të udhëhiqte me këtë komunë.

Kujtojmë që ditë më parë Sami Salihu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës. Ai ka njoftuar për dorëheqje nga posti i tij i deritashëm si dhe është larguar edhe nga koalicioni me Alternativën për Ndryshim, partisë së kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në njoftimin e dorëheqjes, Salihu ka përmendur një sërë arsyetimesh, por si kryesorin, ai ka përmendur njëanshmërinë në vendimmarrje, të cilat sipas tij e zhvlerësojnë marrëveshjen dhe e bëjnë atë të padobishme.

“Është një veprim që e ndërmarr pas një analize të gjatë të gjithë aktivitetit të deritanishëm në zbatim të marrëveshjes dhe angazhimit tim personal dhe te forcës politike që përfaqësoj. Një bashkëpunim apo marrëveshje, mund të funksionoj për sa kohë përpjekjet dhe kontributi i palëve është reciprok dhe proporcional”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Related Articles

Back to top button