Lajme

Imunitetit kolektiv nuk do të na ndihmojë përball virusit

Me shumë gjasë hulumtimi i imunitetit të popullatës përmes përcaktimit të antitrupave me metodë serologjike nuk do të jep rezultatin real për imunitetin ndaj SARS CoV 2 per faktin se imuniteti me antitrupa (që detektohet me teste serologjike) po tregohet të jetë afatshkurtër dhe variabil. Kohëve të fundit shumë publikime shkencore po e tregojnë se në imunizim kundër SARS CoV-2 merr pjesë edhe forma tjetër e imunitetit, imuniteti përmes limfociteve T i cili po del te jete përgjegjës për imunitet afatgjatë ndaj virusit që shkaton Covid-19. Rezultatet e hulumtimeve të publikuara në revista shumë prestigjioze (“Nature”, “Nature medicine” “Cell”) kanë treguar se një përqindje e popullatës së shëndoshë të cilët nuk kishin patur kontakt me SARS CoV- 2 (në një hulumtim doli 40-60%, në një tjetër 35%, e në një tjetër 50%) kanë limfocite T të cilat reagojnë ndaj SARS CoV-2. Mendohet se ekziston imunitet i kryqëzuar në mes të virusit SARS CoV-2 me koronaviruseve tjerë (SARS CoV -1, viruseve të “ftohjes së zakonshme” apo koronavirueseve tjerë ) prandaj individët që mund të kenë patur p.sh. infeksion me ndonjë lloji të caktuar to viruseve të ftohjes së zakonshme të jenë të mbrojtur nga Covid-19 (kujdes, jo nga të gjitha llojet e viruseve të ftohjes).

Ky imunitet i fshehur tek dikush mund te bej qe ai/ajo ne testet serologjike të rezultoj negativ e në fakt të ketë imunitet qelizor, pra të jetë i mbrojtur ndaj Covid-19. Duke qenë se testet qelizore te cilat do te kishin sqaruar situaten me imunizimin ndaj COVID-19 nuk bëhen ende askund në masë të gjërë te popullates, atëherë na mbetet që të gjithë “negativët” të ruhemi nga Covid-19. Ndoshta edhe “pozitivët” sepse ende ka shumë të panjohura për virusin e ri edhepse kjo kategori sigurisht shume, shume te relaksuar.

Related Articles

Back to top button