Lajme

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës rezervon 48 vende specilizimi për mjekët nga Lugina

Në konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për specializant 48 kuota janë ndarë për mjekët e Luginës së Preshevës, thuhet në njoftimin e publikuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Supas Propozim konkursit për specializim të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës vende të rezervuara për Luginën e Preshevës ( Mjekë që punojne dhe veprojne në Luginë) sipas këtyre profileve: 3 Gjinekologji me Obstetrike, 1 Pediatri, 1 Kardiologji, 1 Pulmologji, 1 Gastroenterologji dhe 1 Mjekesi familjare (me page nga MSH), ndërsa vende me vetëfinancim janë: 1 Otorinolaringologji, 2 Endokrinologji, 1 Radiologji, 1 Dermatovenerologji, 11 Kirurgji Orale, 2 Paradontologji dhe mjekësi Orale, 1 Sëmundje të dhëmbit me endodoncion, 13 Ortodonci dhe 8 Protetikë Stomatologjike.”

Related Articles

Back to top button