Lajme

Misioni ‘hakmarrës’ i PVD-së, PDSH-së dhe LRPDSH-ës ndaj Shqiprim Arifit

Në Preshevë sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal, me një plan për të rrëzuar kreun e kësaj komune, Shqiprim Arifin.

Partitë PVD, PDSH, LR-PDSH kanë bërë një marrëveshje për të rrëzuar nga pushteti komunal APN dhe drejtuesin e saj, Shqiprim Arifi.

Kjo situatë vjen pasi që LR-PDSH, një parti minore me tre këshilltarë braktisi ditë më parë koalicionin me APN, në shenjë pakënaqësie me pozitën e saj në kuadër të pushtetit komunal, por që nga APN u vlerësua si çështje interesash personale dhe grupore. Nga APN doli edhe nënkryetari i saj, Armend Aliu, i cili veproi në sinkron me LR-PDSH.

Tanimë PVD, PDSH dhe LR-PDSH kanë arritur marrëveshje që kreun e komunës përkohësisht deri në zgjedhje ta drejtor kryetari i LR-PDSH, Sami Salihu, Kuvendin ta drejtor Agim Sabedini nga PDSH dhe zevendes kryetar i kuvendit eshte zgjedhur Shpat Aliu, ndërsa PVD ne kete seance nuk ka marrur asnje post.

Related Articles

Back to top button