Lajme
Nagip Arifi: Arsiq më kurrë nuk do të jetë në pushtet
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i pyetur nga FOL online për deklaratën e kordinatorit të Partisë Popullore Serbe për Rrethin e Pçinjës dhe Kosovë, Sasha Arsiq, është përgjigjur shkurtë: „ Deri para dy javësh ishte në pushtet, më nuk do të jetë kurrë „, tha Arifi.
Këtë përgjigje Arifi e dha në konferencën e përbashkët për media me ministrin kosovar të shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kujtojmë se në një deklaratë për Bujanovaçke, Arsiq ka akuzuar komunën e Bujanocit se po e cenon Kushtetutën e Serbisë me ftesa për ministra të të ashtuquajturit shtet të Kosovës të cilin Serbia nuk e njeh.