Lajme
Ndalohet puna në tregun e gjelbërt në Bujanoc
Tregu i gjelbër dhe tegu i kafshëve i cili është të hënën nuk do të punoj në qytetin e Bujanocit deri në njoftimin e ardhshëm, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona, kështu ka vendosur Shtabi i Situatave të jashtëzakonshme në seancën e sotme.
Ky vendim hyn në fuqi të enjten më 6 gusht 2020.
Gjithashtu është ndaluar puna edeh në tregjet në fshatrat Klenik dhe Bilaç.
Restorantet, bastoret, kazinot dhe lojrat e fatit do të kenë edhe më tej kufizimin e orarit të punës nga ora 21:00.