Lajme
Për tre ditë, vdesin dy vëllezër nga Tërnoci – i treti ndodhet i shtrirë në Spitalin e Surdulicës nga Covid 19
Për tre ditë, vdesin dy vëllezër nga Tërnoci – i treti ndodhet i shtrirë në Spitalin e Surdulicës nga Covid 19
Dy vllezër nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit, kanë ndërruar jetë brenda tre ditëve.
Të marten, në Qendrën Klinike Universitare të Nishit, ka ndërruar jetë, vëllai i vjetër në moshën 78 vjeçare, derisa vëllai tjetër në të njejtën klinikë, ka vdekur para pak çasteve në moshën 62 vjeçare.
Gjithashtu, edhe vëllai i tretë ndodhet i shtrirë në spitalin e Surdulicës, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Sipas të afërmëve, që të tre vëllezërit dyshohen të jenë të prekur nga COVID-19.
Kujtojmë që, numri i të infektuarve në komunën tonë, është rritur në mënyrë drastike, dhe se tashmë janë regjistruar disa viktima nga koronavirusi.