Lajme

Përfundon transferi i mjeteve për qytetarët e Preshevës, Shqiprim Arifi përmend Qeverinë Kurti për donacionin

Përfundon transferi i mjeteve për qytetarët e Preshevës, Shqiprim Arifi përmend Qeverinë Kurti për donacionin
14:55, 18 Gusht 2020
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve mbështetëse për qytetarët e kësaj ane.

Arifi madje në një reagim të tij përmend Qeverinë Kurti për 200 mijë Euro, mjete financiare që dedikuan për shqiptarët në Preshevë, njofton Klan Kosova.

”Ndjej kënaqësi të veçant që sot ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve tek qytetarët e Komunës së Preshevës.

Plot 750’000 Euro dhe për herë të parë në historikun e vendit tonë ndihma shtresave të prekura nga pandemia: 681 përfitues nga bizneset familjare, 849 bujq, 953 studentë, 1661 pensionista, mjete për familjet në asistencë sociale, ndërsa për herë të parë ua rritëm pagat punëtorëve të shtëpisë së shëndetit si dhe ndërmarrjes higjieno-teknike “Moravica”.

Burimi i mjeteve mbi gjysëm milioni Euro nga buxheti i Komunës së Preshevës dhe 200 mijë nga Qeveria Kurti e Republikës së Kosovës! ❤”.

Related Articles

Back to top button