Lajme

Presheva dhe Bujanoci nuk perfiton donacion nga Organizata botërore e shëndetësisë, neglizhencë e pushtetit lokal apo qëndror!?

Organizata boterore e shendetesise (OBSH) ka siguruar 30 monitora te cilet do te perdoren per percjelljen e gjendjes se pacijenteve te cilet jane te shtrire ne spital dhe po sherohen nga korona virusi per shtepite e shendetit ne Presheve.

Sic njoftohet nga zyrja e OBSH-se ne Serbi, monitoret jane siguruar me perkrahjen e USAID-it dhe planifikohen t e shperndahen neper institucionet shendetesore ne Serbi.

Sic mirret vesh keto institucione shendetesore ne keto komuna do te perfitojne nga ky donacion: Qendra Klinike e Serbisë në Beograd, Vojvodinë, Nish, Kragujevc, Zemun, Zvezdare, si dhe institucionet shendetesore ne Negotine, Uzhice, Pirot, Boru, Çaçak, Valjeve, Pozharevce, Kraljeve, Smedereve, Smederevska Palanka, Loznice dhe Vranje.

Presheva e Bujanoci nuk perfshihen ne kete donacion edhe pse gjendja me covid 19 ne keto dy komuna eshte jashte kontrollit dhe ka pacijente me gjendje te rende qe sherohen neper shtepite e tyre.

Per mos perfshirjen e Shtepise se shendetit ne Presheve dhe Bujanoc ne kete donacion nuk dihet kush i ka fajet pushteti qendrore apo lokal!?

Gjate pandemise OBSH me ndihmen e USAID-it kane dhuruar edhe teste PCR, koncentratore te oksigjenit, oximeter pulsi dhe kontejnere.

Related Articles

Back to top button