Tiodoroviq: Në Bujanoc dhe Preshevë situata jashtë kontrollit
Epidemiologu i Shtabit Emergjent në Serbi, Branislav Tiodoroviq gjatë qëndrimit në Bujanoc tha se se gjendja me koronavirusin në Bujanoc dhe Preshevë është serioze.
“Një pjesë e madhe e gjendjes në Bujanoc dhe Preshevën është jashtë kontrolle sepse nuk ka pasqyrë të qartë të të infektuarve. Ata shpesh shërohen në ambulanca private dhe në Kosovë që i drejtohet sistemit shëndetësorë”, tha mes tjerash Tiodoroviq.
“Në anën tjetër shtëpia e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë do të marrinë të gjitha kushtet që i nevojiten për të ofruar shërbimet ne Covdod ambulantet që janë të domosdoshme”, theksoi Tioidoroviq.
Tidoroviq gjatë qëndrimit në Bujanoc ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe mori pjesë në mbledhjen e shtabit emergjentë lokal.