Lajme

24 punëtor marin vendime në shtëpinë e shëndetit në Preshevë

Një lajm i mirë për Preshevën! 🙏🙏

Në bazë të vendimit që e ka sjellë Qeveria e Serbisë më datë 15 mars të këtij viti, ku vendimet në kohë të pacaktuar i takojnë vetëm atyre të cilat kanë punuar gjatë periudhës pandemike nga stafi medicional mjekët dhe motra medicionale dhe mjekët dhe motrat nga Kampi i Refugjatëve në Preshevë duke mos përfshirë këtu shoferët, pastruesit, laborantët dhe stomatologët, kemi marrë njoftimin se i gjithë personeli shëndetësor, në bazë të kushteve të caktuara nga Qeveria e Serbisë, është pajisur me vendime në afat të pacaktuar.

Ky është një superlajm për Preshevën pasi që në 15 vitet e fundit është hera e parë që 24 punëtor shëndetësorë në Shtëpinë e Shëndetit pajisen me vendime të tilla.
Si aseti jonë më i çmuar e që e kanë dëshmuar duke mbajtur frontin e parë në situatën e vështirë e kritike që solli vendin pandemia globale, këta kanë shërbyer pakursyeshëm në nevojat e kërkesat shëndetësore duke bërë çdo përpjekje të mundur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në përballjen me virusin.

Urime të gjithëve, u jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj të çmueshëm, të pandalshëm dhe të palodhshëm gjatë vështirësive të krizës shëndetësore e që rrezikuat edhe jetët tuaja për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ky është shpërblimi jonë për ju 🙏

Related Articles

Back to top button