Lajme

5 vjetori i formimit të Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë, i cili mbeti në “Inkubator”

Më 12 shtator 2015 , Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhetë prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha asnjë vlerësim zyrtarë e institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe instanca e mekanizma të BE-së dhe organizma tjera ndërkombëtar. Dallimi është se ky Asociacion u shpall nga domosdoshmëria e kohës i cili mbeti vetem ne leter dhe nuk u dergua neper instanca me te larte.

Sot pas 5 viteve ky asosiacioni nuk ka pas as dhe nuk do te kete asnje aktivitet ne te ardhmen.

Para se të marr këtë rrugë për ligjshmërin e shpalljes së këtij Asociacioni Shqiptarët është dashur të ken dijen, vullnetin por edhe të koordinojn bashkërisht me Prishtinën dhe Tiranën zyratre që të tregohen unik me njëri tjetrin. Mbi të gjitha ende ky Asociacion nuk është miratuar nga të zgjedhurit nga Komuna e Medvegjës dhe subjektet tjera që nuk u pajtuan me disa detaje me rastin e shpallje së këtij Asociacioni. Edhe grupet punuese që jan caktuar me rastin e themelimit nuk dijm sa kan kryer punën . Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani form dhe përmbatje në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës. Asociaconi i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende është në ,,Inkubator’’ , që i duhet ende të rritet tek pastaj Asociacionin e Komunave Shqiptare duhet menduar kur të vendoset që të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë nacionale apo Evropiane do vendoset në favorë të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator 2015.

Koplikohet kur dy subjektet politike që e themeluan Asociacionin e Komunave Shqiptare tani pas një viti jan në opozitë.

Related Articles

Back to top button