Lajme

Çfarë tha Ministria e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale lidhur me shkarkimin e kryetarit të Preshevës?

Në fakt u tha shumëçka dhe asgjë.
U tha shumëçka që i intereson opinionit publik i cili ka tashmë një muaj në një terr dhe mosqasje ne informacion se çfar po ndodh. E kur u trumpetua e u fol se “do të ankohemi e do ta kthejmë edhe njëherë seancën, sepse kamerat të cilët gjendeshin mbi kutinë e votimit, janë argumenti bazë që do ti jepnin drejtë opozitës (ose të paktën njërit nga 3 subjektet) u vërejt që kjo opozitë (ose të paktën njëri nga ata) as që ishte ankuar për këto kamera, por si argument bazë kishte përdorë pengimin dhe prishjen e punës nga ana e këshilltarëve gjatë punës të kuvendit. E nuk tha asgjë, sepse, kjo Ministri, përpos që renditi disa nene të Ligjit për vetadministrim lokal që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit, por edhe disa nene që i referohen Rregullores së Kuvendit, e që pas Statutit, është akti më i lartë që rregullon punën e vet Kuvendit, kjo Ministri nuk tha asgjë.( E që pritej të mos thoshte asgjë). Ajo në një farë forme u shpall jokompetente (natyrshëm) për këtë çështje, duke e kanalizuar palën që iu kishte drejtuar që për këto çështje (dhe për çdolloj çështje kontestive) është gjykata, e konkretisht Gjykata Administrative e jo Ministria!
Opinioni publik është në pritje (jo për çështje interesi,sepse është i lodhur, po për show) se cilat janë hapat e ardhshëm që do të ndërmeren(a do të vazhdohet me ankesa, apo sdo të mbahet më seanca, apo ndonjë version surpirzë).

Related Articles

Back to top button