Këshilltari i PVD-së: Nuk e dorëzoj mandatin, shihemi në zgjedhje
Keshilltari i PVD-se Shenderit Jahiu nga fshati Raince bën të ditur se nuk do e dorëzojë mandatin e keshilltarit, pavarësisht hakmarrjes qe Partia per Veprim Demokratik ka bere, duke ia larguar gruan e tij nga puna.
Në një postim në Facebook, Jahiu thotë se nuk do dorezoje mandatin që qindra votues i kanë besuar për të qenë përfaqësues i tyre.
“Ne kete Luginen tone eshte shume veshtire qofte njeher te mendosh ndryshe e aq me pak te mbrosh nje parim . Ketu ne vendin tim politikanet tane lokal mendojn se gjeopolitika globale sillet rreth tyre sa te mjere.
Imagjino te mbash nje qendrim parimor te hakmerren me primitivizem fshataresk me larguan nusen nga puna, po dhe une kam dicka ne dore qe quhet nje keshilltar, po popullit te shkret cfare presioni bejn keta dhe si luhet me kafshaten e gojes o zot cfare neverie Shendrit Jahiut nuk ja ka dhene mandatin PVDja por kta djem e vajza e burra e gra te deges PVDse ne Rainces e me gjer . Kryetarja e Deges zonja Sinani ka marr me pak vota se une edhe pse kemi numrin e banoreve njelloj, ne Miratoc 80 vota 3 here me madhe se Rainca, ne Rahovic 110 vota per turp zotit. Mandatin nuk e dorezoj se ky mandat eshte i ketyre djelmoshave dhe atyre burra dhe grave te Rainces.Shantazhet feminore nuk vlejn tek un, shihemi ne zgjedhje.”