Lajme
Konfirmohet korona virusi futet në kampin e refugjatëve në Preshevë
Tek një i ri 19-vjeçarë i cili është i vendosur në Qendrën e pranimit të refugjatëve në Preshevë është konfirmuar virusi korona, ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu.
Sipas tij, i riu është paraqitur në kovid ambulantën në Preshevë më 27 gusht ku përmes testit të shpejtë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona dhe më pas është shtruar në spitalin e Vranjës.
Deri më tani, nuk ka pasur raste të virusit korona në Qendrat e pranimit të migrantëve në jug të Sërbisë.