Konfirmohet: Trump merr pjesë në takimin e Hotit dhe Vuçiqit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, pritet të marrë pjesë në takimin e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.
Këtë e bënë të ditur nga Shtëpia e Bardhë me anë të një njoftimi, sipas të cilit, Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, në orën 11:00 me orë lokale, që në Kosovë i bie të zhvillohet takimi në ora 17:00.
Pas kësaj thuhet se Trump do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hoti dhe Vuçiqin. Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshje pritet të nënshkruhet.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme ka pasë takime në mes dy delegacioneve atij të Kosovës dhe të Serbisë me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë, ku pjesë ishte edhe Richard Grenell, emisari për dialog i SHBA-së, Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien dhe në pjesën e dytë të takimit ishte edhe vajza e Trump, Ivanka.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit të djeshëm, ka thënë se kanë bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale.