Lajme
Merret vendimi: Shtetasit që hyjnë në Serbi u kërkohet vizita te epidemiologu ose mjeku i tyre
Të gjithë shtetasve të Serbisë që kthehen nga jashtë, kryesisht nga vendet ku ka pasur një “shpërthim” të koronavirusit si Mali i Zi dhe Kroacia, do t’ju kërkohet të kontaktojnë një epidemiolog ose mjekun e tyre të zgjedhur brenda 24 orëve nga hyrja në vend.
Mjekët më tej, në varësi të gjendjes shëndetësore të qytetarëve, do të rekomandojnë nëse mbikëqyrja e detyrueshme është e nevojshme apo jo.
Ky vendim do të hyjë në fuqi të Premten, 18 Shtator, në ora 6 pas dite, në mënyrë që të gjithë qytetarët të cilët pushojnë jashtë të kthehen në shtëpi.
Njoftimin e bën të ditur Driton Salihu drejtor i shtëpis së shëndetit në Preshevë.