Ministri Selimi nga Presheva i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë: Kosova dhe Serbia në një epokë të re
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ishte pjesë e delegacionit të Kosovës gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Selim Selimi është nga Presheva dhe kështu mbtetet i vetmi përfaqësues shqiptar nga Lugina e Preshevës (pjesë e delegacionit të Kosovës) që mori pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky është postimi i plotë në facebook i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi:
Arritja e marrëveshjes së sotme për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan, hapë një epokë dhe perspektivë të re për të dy shtetet.
Si gjithmonë, lidershipi amerikan edhe kësaj radhe solli përfitime të mëdha për shtetin e Kosovës.
Kryeministri Hoti arriti të nënshkruaj atë që është më e duhura për shtetin e Kosovës.
Kjo që sot u jetësua në Shtëpinë e Bardhë, është edhe meritë e pamohueshme dhe e jashtëzakonshme e kryetarit Ramush Haradinaj, i cili pandalur u angazhua që ShBA-ja të ketë rol aktiv në procesin e dialogut.
Zoti e bekoftë Amerikën,
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!