Lajme

Ministri Vulin nuk erdhi në gjyq me padinë e Ragmi Mustafës

Ministri serb i mbrojtjes, Alekasandar Vulin, nuk është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë në Beograd lidhur me padinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur se Vulin nuk e patë guximin të ballafaqohet me drejtësinë duke e arsytuar mungesën se nuk kishte marrë ftesë nga gjykata.

Postimi i plotë i kryetarit Mustafa:

VULINI QË DJE FYENTE SHQIPTARËT, SOT NUK E PATI GUXIMIN TË PËRBALLET NË GJYKATËN E BEOGRADIT

Sot, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, z.Aleksandër Vulin, nuk e pati guximin të paraqitet në Gjykatën e Lartë në Beograd, për t’u përballuar me padinë time të ngritur ndaj tij, për qasje diskriminuese, fyese dhe nënçmuese, ndaj shqiptarëve.
Ministri që njëherësh përdori gjuhë të urrejtjes dhe përbuzëse ndaj bashkështetasve të tij të përkatësisë kombëtare shqiptare, duke e konsideruar edhe padinë timë si kompliment, tashmë po fshihet dhe shmanget me arsyetimin se nuk e ka marrë ftesën nga gjykata.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bazë të përgjegjësive dhe komptencave të tij, nuk do të ndalet së vepruari kundër institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe kriminalizimit të shqiptarëve, aq më pak nga ana e zyrtarëve shtetërorë.
Demokratizimi i vendit është para së gjithash interes i qytetarëve të tij.

Related Articles

Back to top button