Lajme

Muharrem Salihu nga Medvegja takohet me ministrin e drejtësisë për problemin e shqiptarëve

Serbia ka ç’regjistruar një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës me qëllim të qartë për ta shtrembëruar zyrtarisht strukturën demografike të kësaj komune shqiptare. Për këtë çështje në takim sot prita asamblistin nga Medvegja, z. Muharrem Salihu, i cili shprehi shqetësimin e tij pasi Serbia përpos që po mundohet të humbë vlerën e shqiptarëve atje, ajo po synon t’i tjetërsojë pronat tokësore që janë në pronësi të shqiptarëve. Si ministër i Drejtësisë u zotova se Republika e Kosovës do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve në atë komunë, por edhe ofrimin e përkrahjes në nivel ndërkombëtar. Ngritja e zërit të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë është edhe ngritja e zërit të institucioneve të Republikës së Kosovës, e kjo tash mundësohet edhe fal “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Related Articles

Back to top button