“Muzeu Lëvizës-Tirana vjen tek ti” ndaloi edhe në Preshevë (Video)
Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, sot në Preshevë është hapur Muzeu Lëvizës – “Tirana vjen te ti”.
Pas Prishtines, Gjakoves, Pejes dhe Prizrenit, Presheva ishte ndalesa e udhëtimit të Muzeu Lëvizës- “Tirana vjen te ti”, nëpër qytetet shqiptare që organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e një shekulli të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.
Hapja e këtij muzeu u bë në prani të zyrtareve të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe të Komunës së Preshevës.
Muzeu Lëvizës – “Tirana vjen te ti” ka sjellë në Preshevë historikun e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë përmes fotografive dhe dëshmive tjera arkivore, të cilat pasqyrojnë momente shumë dimensionale të kryeqytetit shqiptar.
Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, gjatë fjalës së saj me rastin e hapjes së muzeut lëvizës ka thënë se Preshevë është si të jesh në shtëpi, një zgjatim i Tiranës.
Sipas saj, sjellja e muzeut lëvizës të Tiranës po u mundëson shqiptarëve që të njohin Tiranë, pavarësisht kufizimeve që ka shkaktuar COVID-19.
Muzeu Lëvizës -“Tirana vjen tek ti” do të prezantohet edhe nepër qytete tjera.