Ndërrohet drejtori i çerdhes “8 marsi” në Preshevë
Ne ora 11 eshte mbajtur mbledhja e kolektivit te entit parashkollor “8 marsi” ne Presheve per zgjedhjen e drejtuesit te ri te ketij institucioni.
Drejtoreshes e cila ka qene ne detyre per kater vite mandati i ka perfunduar me 27 janar 2020.
Me shpalljen e konkursit nga enti parashkollore “8 marsi” per poziten e drejtorit kane konkuruar dy persona: Bejzad Asllani nga fshati Zhunice dhe Veton Saqipi nga fshati Golemidoll.
Gjate mbledhjes se sotme 63 punetore te ketij institucioni kane votuar per perzgjedhjen drejtorit te ri i cili do ta udheheqe kete institucion per kater vite te ardhshme, sipas informacioneve 46 kanë votuar për drejtor Bejzad Asllanin dhe 9 për Veton Saqipin, derisa 6 punëtorë kanë votuar për të dy kandidatët dhe tri vota kanë qenë të pavlefshme.
Pas votimit në kolektiv, votimi i sotshëm i dërgohet këshillit drejtues të entit parashkollor derisa ky organ duhet të sigurojnë mendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.