Përurohet rruga Muhoc-Zarbincë në malësinë e Bujanocit, banorët falenderojnë Nagip Arifin (Foto)
Qytetarët e Malësisë së Bujanocit sot në kalendarin e tyre kanë shënuar një ditë shumë të rëndësishme dhe historike për ta. Para qindra qytetarëve të kësaj ane dhe delegacionit nga pushtetit lokal i Bujanocit i kryesuar nga kryetari Nagip Arifi është përuruar rruga Muhoc – Zarbincë.
Në mënyrë solemne prerjen e shiritit të kësaj rruge e bënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe Imet Rrahmani, ish ministër i shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëherit banor i kësaj ane.
Se kjo rrugë është e një rëndësie të madhe, përveç prezencës së shumë qytetarëve, është dëshmuar edhe angazhimi i palodhur i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi që ëndrrën e kahmotshme të Malësisë ta bëjë realitet.
Në fjalën e tij kryetari Arifi potencoi se bënë realitet jo vetëm ëndrrën e qytetarëve të kësaj treve, por edhe ëndrrën që t’i lidhë shqiptarët, duke filluar nga Rainca e komunës së Preshevës e deri në Zarbincë.
Nga Fondi Humanitar i Malësisë së Bujanocit dhe Bashkësia Lokale e Zarbincës, të cilët kishin raporte shumë bashkëpunuese me komunën e Bujanocit u shprehën shumë të entuziazmuar dhe shumë falemnderues ndaj kryetarit Nagip Arifi, me ç’rast shpalosën edhe një pllakë mirënjohje për kontributin e z. Nagip Arifit për kthimin e shpresës dhe zhvillimit të malësisë së Bujanocit.
Procedura për fillimin e asfaltimit të rrugës Muhoc – Zarbincë kishte filluar më 04.02.2016 dhe përfundoi sot më 05.09.2020.