Lajme
Shtëpia e shëndetit në Preshevë fillon vaksinimin për gripin sezonal
Shtëpia e shëndetit është pajisur me vaksina kundër gripit sezonal të cilën do ta filloj nga data 01 tetor, ditë e enjte.
Vaksina kundër gripit sezonal këshillohet për persona me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive apo veshkëve, diabetikëve dhe personave me moshë mbi 65 vjet.
Të gjithë ata që duan të vaksinohen duhet të lajmrohen tek mjeku i zgjedhur për udhëzim dhe të jenë të pajisur me librezë shëndetsore.