Shumë shpejtë do të hiqen vizat me Amerikën
Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washignton, SHBA-ja do të heqë vizat për kosovarët që duan të udhëtojnë në Amerikë, përmes programit “Visa Waiver”.
Këtë e ka bërë të ditur nga Washingtoni, Ministri i Drejtësisë Selim Selimi në një lidhje direkte për Klan Kosovën.
“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Waiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete”, ka thënë Selimi.
“E konfirmojë se do të hymë në programin VWP, ashtu u zotua edhe ambasadori Grenell edhe këshilltari O’Brain, që të dy do të kujdesen që të hymë në këtë program të vizave”.
“Programi VWP pastaj është një proces të cilin ne duhet ta kalojmë, por kjo është një hap i madh drejt marrëdhënieve tona me SHBA-të”, shtoi ministri kosovar.