Lajme
Të mërkurën ose të enjten do të bëhet hapja e kufijve mes Maqedonisë dhe Kosovës
Javën e ardhshme përfundimisht do të bëhet hapja e kufijve pa kushte ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Mësohet se të mërkurën, eventualisht të enjten, dy shtetasit e dy vendeve s’do të kenë nevojë të paraqesin teste PCR nëpër kufinj.
Ndryshe, me 9 korrik Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte vendosur që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.
Maqedonia Veriore kishte mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare më 16 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.