Lajme

Vuçiq: Edhe pse jam veteran në politikë, nuk i kuptojë palën e Prishtinës

Nuk e kuptoje palen e Prishtines, edhe pse jam veteran politik, tha sot presidenti i Serbise Aleksander Vuçiq, pasi vizitoi vendin e ndërtimit të Beogradit mbi ujë.

I pyetur për të komentuar pozicionin e zëdhënësit të kancelarit gjerman, i cili tha se gjithçka që u nënshkrua në Bruksel duhet të zbatohet, Vuçiq tha se është normale që duhet të zbatohet.

Presidenti i Serbisë tha “Asgjë nuk do të ndodhë nëse kjo ndodh, ne nuk shkuam në negociata në mënyrë që gjithçka të ishte sipas rregullave të Kosovës,”.

“Por as nuk do të shqetësohem më, mesazhet e tyre janë të paqarta për mua edhe pse unë jam veteran politik dhe kam përvojë më të madhe se ata. Unë i kuptoj kundërshtarët kur ata sillen në mënyrë racionale, ne duam paqe dhe bashkëpunim, por nuk e kuptoj qasjen e tyre për zgjidhjen e problemeve.” tha Vuçiq.

Related Articles

Back to top button