300 migrantë nga Subotica sjellen në Preshevë

Të shoqëruar nga policia dhe xhandarmëria, pak më shumë se 300 migrantë nga Suboticë u transportuan në Qendrën e Pritjes në Preshevë. 160 migrantë të tjerë mbetën në qendrën kolektive në Suboticë.
Për shkak të pranisë së një numri të madh të migrantëve në qytetin e Suboticës, Komisariati për Refugjatë dhe Migrim i Republikës së Serbisë thotë për faqen Subotica.com se sot, në përputhje me marrëveshjen e javës së kaluar me kryetarin dhe shefin e policisë së Suboticës, u zhvendosen më shumë se 300 migrantë nga Subotica në Qendrën e Pritjes Preshevë, në jug të Serbisë.
“Në takimin e javës së kaluar, u vlerësua bashkërisht se është e nevojshme të lehtësohet Subotica, veçanërisht kur bëhet fjalë për numrin e migrantëve që jetojnë jashtë qendrës sonë. Ky është vetëm një në një seri veprimesh që po kryhen, të vetëdijshëm se presioni mbi këtë pjesë të vendit është i përhershëm. Në përputhje me marrëveshjen, 144 migrantë nga Qendra e Pritjes Subotica dhe 160 të tjerë jashtë qendrave u transportuan me gjashtë autobusë në qendër në jug. Ata morën maska dhe ujë dhe u dërguan të shoqëruar nga policia dhe xhandarmëria” thuhet nga Komisariatit për Refugjatët dhe Migracion.
Komisariati shton se 160 migrantë kane mbetur në Qendrën e Pritjes në Suboticë, kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Libia, dhe të gjithë duan të shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Sidoqoftë, kalimi i kufirit shtetëror me Hungarinë nuk ka qenë i mundur për ta për disa muaj, pasi autoritetet atje vendosën të pezullojnë edhe atë pritje të vogël, në dy porta, një person në ditë, vetëm në ditë pune, të cilat ishin para krizës së virusit korona.