Lajme

Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës 15 vetura të reja

Policia Federale e Gjermanisë, sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ka bërë dhurimin e një donacioni të rëndësishëm prej (15) veturave për Policinë Kufitare të PK-së.

Dorëzim-pranimi i këtij donacioni u nënshkrua nga u.d. i drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti dhe ambasadori i Gjermanisë z. Jörn Rohde.

Ky donacion sipas z. Mehmeti dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe atij transkufitar.

Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës, në veçanti për Policinë Kufitare.

Pesëmbëdhjetë (15) automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit “Duster” nga prodhuesi “Dacia”, veturë e cila dallohet për multifunksionalitetin teknologjik, ashtu sikurse për qasjen e mirë në terrene të ndryshme pavarësisht vështirësisë, e që janë të nevojshme për Policinë Kufitare.

U.d. i drejtori i PK-së, z. Mehmeti, falënderoi ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman, ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button