Lajme

Grubi: Nuk ka logjikë që kufijtë të jenë të mbyllur

Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grui në vazhdën e bisedimeve për hapjen e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit tha se askush në Qeveri nuk po e pengon hapjen e kufijve por se po shohin mundësin e hapjes së kufijve bashkërisht me të gjitha vendet e rajonit dhe se shpreson se dy mbledhjet e ardhshme të Qeverisë të sillet vendim për kufijtë.

-Askush formalisht nuk po e pengon në Qeveri por po shohim mundësinë se si të gjitha palët duke përfshirë edhe ekspertët, epidemiologet dhe Institutet e Shëndetit Publik të vendeve të rajonit të jemi në një vijë që bashkërisht t’i hapim kufijtë. Ka vullnet politik për ti hapur kufijtë,- shtoi Grubi.

Grubi tha se është e palogjikshme mbajta e mbyllur e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit.

-Nuk shoh arsye të logjikshme për t’i pasur kufijtë e mbyllur dhe kërkova që ta adresojmë këtë çështje, z.Zaev ishte afirmativ ndërsa u vendos që brenda kësaj javë ta shqyrtojmë mundësinë rreth hapjes së kufijve,-deklaroi Grubi.

Për hapjen e kufijve pa test PCR për janë Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia ndërsa pritet konfirmim nga Serbia dhe Bullgaria për qasje rajonale të përbashkët të kufijve.

Related Articles

Back to top button