Lajme

Komuna e Preshevës hap konkurs për 116 bursa për nxënësit e shkollave të mesme

Të gjithë nxenesit e shkollave te mesme që vijojne mesimet ne Presheve, Bujanoc dhe Vranje por qe kane vendbanimin ne Komunen e Presheves, do të kenë mundësi që të fitojnë bursë komunale këtë vit akademik.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media, ku është thënë se konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga 16 tetori deri me 30 tetor 2020 deri ne oren 15:00.

Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës për periudhën e vitit shkollor 2020/2021.

I – NUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT
Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetqeverisjes lokale, Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore prej 6.000 dinarëve, për periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Po nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2021, Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2020/2021.
Për më shumë info më posht e keni të bashkangjitur linkun: LINKU

Related Articles

Back to top button