Lajme
Komuna e Preshevës ia zgjidh problemin e rrugës banorëve të fshatit Ashanë (Foto)

Rregullohet rrugica në lagjen: “Kafka e Epërme” në fshatin Ashanët.
Me kërkesë të banorëve të Lagjes: “Kafka e Epërme” të fshatit Ashanë, komuna e Preshevës ka inicuar projektin për rregullimin e kësaj rrugice me pllaka bekatoni.
Banorëve lokal të kësaj lagjeje iu kanë përmirësuar dukshëm kushtet e qarkullimit, pasi reshjet atmosferike gjithnjë e kanë vërshuar dhe gërryer këtë rrugë, duke ua vështirësuar qarkullimin e banorëve të lagjes, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.