Lajme

Kryeministri Hoti dhe kabineti i tij nisen drejt Tiranës, gati për takimin e dy qeverive

Ditën e sotme (2 tetor) do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte paralajmëruar më herët.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, publikon një foto në ‘Twitter’, ku shihet bashkë me kabinetin duke udhëtuar me autobus drejt kryeqytetit shqiptar, për takimin e dy qeverive në Tiranë.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë”, shkruan kryeministri Hoti.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në orën 11:00.

Related Articles

Back to top button