Kufizohet numri i mysafirëve në një familje
Qeveria vendos që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme si në ambiente të hapura ashtu dhe të mbyllura. Ky vendim i organit ekzekutiv bazohet në praktikat e vendeve nga rajoni dhe më gjerë. Ndalohet edhe grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00 dhe ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa tjera banimi nëpër ahengje familjare.
Qeveria:
Mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura
Ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00
Ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa të tjera banimi nëpër ahengje familjare
Maskat nuk do të jenë të obligueshme për shoferët që ndodhen vetëm në makinë dhe me anëtarët e familjes si dhe fëmijët deri në moshën 6 vjeçare. Nevojë për maska nuk do të ketë as brenda objekteve gastronomike, por duhet ruajtur distanca dhe dezinfektuar rregullisht hapësirat.
Për zbatimin e këtyre masave Qeveria ka konstatuar se nevojitet të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Ngjitëse, procedurë kjo e cila i hap rrugën Qeverisë për të miratuar akte ligjore me zbatim të menjëhershëm. Qeveria nuk njofton kur propozim-ndryshimet do të dorëzohen në Kuvend. Ndërkohë autoritetet kanë apeluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë udhëtimit jashtë vendit, për shkak të rrezikut nga pandemia. Në Komision është diskutuar edhe për nevojën e një fushate e cila do t’i kujtonte qytetarët për lëvizje ndërshtetërore vetëm të nevojshme, posaçërisht pas fluksit të një ditë me parë në pikat kufitare me Kosovën dhe Serbinë. Pavarësisht nismës rajonale, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë heq kushtin për PCR test negativ, madje autoritet serbe kanë limituar kohën e testit nga 72 në 48 orë. Qeveria serbe nuk paralajmëron një vendim të ri të paktën gjatë kësaj jave.
Adrian Kerimi