Në Itali maska e detyruar edhe në shtëpi
Ndalimi i festave private brenda dhe jashtë shtëpive, është një rekomandim i fortë për të shmangur përhapjen e COVID-19. Kjo është risia kryesore e dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, që do të jetë në fuqi për 30 ditët e ardhshme.
MASKAT – Rekomandohet me forcë përdorimi i maskave edhe brenda shtëpive private, në prani të personave që nuk jetojnë në atë familje.
Në nenin 1 të dekretit të kryeministrit Conte thuhet se “është e detyrueshme në të gjithë vendin përdorimi i maskave në çdo ambient të mbyllur, përveç shtëpive private, dhe në të gjitha vendet e hapura, përveçse rasteve kur, për shkak të karakteristikave të vendeve, rreziku është zero”.
Ata që merren me aktivitete sportive, fëmijët nën 6 vjeç, personat me patologji dhe aftësi të kufizuara të papajtueshme me përdorimin e maskës përjashtohen nga detyrimi.