Në Maternitetin jashtëspitalor janë bërë 4 lindje në muajin tetor

Në maternitetin jashtëspitalor në shtëpinë e shëndetit në Preshevë gjatë muajit tetor kanë lindur 4 foshnje.
2 djem dhe 2 vajza, me shëndet të mirë.
Materniteti në Preshevë është ndërtuar në pjesën e rekontrukturuar të Shtëpisë së Shëndetit, për të cilin rreth 1,5 milion euro i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvejgë dhe vetqeverisja lokale, ndërsa Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës për pajisimin e maternitetit kanë dhuruar 250.000 euro.
Materniteti në Preshevë është hapur solemnisht në janar të vitit 2014, mirëpo ka filluar të punoj një vit e gjysmë më vonë pas hapjes, përshkak të problemit të sigurimit të kadrove, motrave medicinal – akusherike dhe mjekëve të cilët do të punojnë në këtë maternitet.